Trajneri i Paris Saint-Germain, Cristophe Galtier është i bindur se Lionel Messi do të qëndrojë në klub edhe pas fundit të sezonit 2022/23.
Kontrata e yllit argjentinas skadon në verë, por negociatat për një zgjatje janë në vazhdim e sipër mes palëve.
Vetë Galtier nuk është i përfshirë në këto negociata, por ai dukej i qetë për mënyrën se si po ecin gjërat kur foli për mediat të martën mbrëma.
“E di që bisedimet mes palëve për vazhdimin e kontratës së tij janë në një fazë të avancuar”, ka thënë fillimisht Galtier.
“Në çdo rast, rinovimi i Lionel është një çështje e drejtorit sportiv Luis Campos pasi nuk e di se ku janë gjërat saktësisht”.
“Unë besoj se Messi është i lumtur në PSG dhe është i përkushtuar ndaj projektit”, përfundoi trajneri i PSG-së.
Ndryshe, ylli argjentinas u rikthye më vonë në skuadër pas pushimit të merituar pas triumfit në Kupën e Botës dhe sot pritet t’i rikthehet fushës së blertë më klubin francez. /Prishtinapress/