13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Humolli: Do të votoj për rrëzimin e Qeverisë Kurti nëse s’i përmbush premtimet

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka bërë të ditur se do të votojë për rrëzimin e Qeverisë Kurti në rast se kjo e fundit nuk i përmbush premtimet e dhëna gjatë fushatës  zgjedhore.

Ai ka treguar se një gjë të tillë do ta bëjë pasi të kenë kaluar dy vjet qeverisje.

Humolli ka thënë se nuk do ta votojë asnjë ligj të propozuar nga LVV-ja deri në momentin kur bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës si dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ai po ashtu ka kërkuar që të ketë një trajtim më të dinjitetshëm të veteranëve të luftës në Kosovës.

“Unë iu kam deklaruar deputetëve të LVV-së se asnjë ligj nuk do ta votoj derisa nuk bëhet sigurimi shëndetësorë për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Humolli për Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img