Gazetari, Valon Syla, ka thënë se problemi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është i njëjtë si i Ramush Haradinajt.
Sipas tij, Haradianj donte ta kryen demarkacionin, ndërkaq Kurti ta mbarojë Asociacionin, por duke e emëruar ndryshe.
“E keni parë sesi Haradinaj e solli një letër se demarkacioni do të korrigjohet, por kurrë nuk u bë ajo punë”, ka thënë Syla në Pressing të “T7”.
“Njëjtë si Kurti sot dëshiron ta kryejë çështjen e asociacionit por ta emërojë ndryshe e të jetë po e njëjta”, ka vazhduar ai.
Syla shtoi se ndërkombëtarët nuk kanë faj që Albin Kurti sipas tij “ka manipuluar për 14 vite”.