4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati: Muri do të rrënohet kur serbët e planifikojnë problemin e radhës

Ish-kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka theksuar se situatën në Mitrovicën e veriut e cilëson si të ndërlikuar.

Në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se në ditët e ardhshme do të ketë tensione kur sipas tij, komuniteti serb – duke u dirigjuar nga Beogradi – do të veprojë, transmeton Telegrafi.“Unë mendoj se ata, derisa nuk e planifikojnë sfidën e radhës, nuk do e rrënojnë murin. Kur rrënohet muri do të burojë diçka tjetër e papritur. Jam i bindur se i kanë të aranzhuara dhe të planifikuara veprimet e ardhshme”, ka shtuar Kastrati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img