Një këmbësore është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, përfundoi Ahmeti./Prishtinapress/