Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në dy vjet të qeverisjes së tij, në Kosovë nuk ka pasur korrupsion.
Kurti këtë e ka prezantuar si një sukses përpara kryetarëve të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje me të cilët pati sotnjë takim.
Në njoftimin e VV’së thuhet se përveç që s’ka pasur korrupsion, në këto dy vjet është rritur edhe mirëqenia qytetare.
“Në mars të këtij viti bëhen 2 vite të qeverisjes së mirë me Republikën, pa korrupsion, me investime në rritjen e mirëqenies qytetare, me reformat rrënjësore në të gjithë sistemin institucional të Republikës tonë, e me përfaqësim dinjitoz si asnjëherë më parë në politikën e jashtme”, ka thënë Kurti.