9.8 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ylli i Zvicrës quan Granit Xhakën budalla (FOTO)

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është quajtur “budalla” nga njëri prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Zvicra ndonjëherë.

Ish-sulmuesi i Bolognas, Turkyilmaz i ka bërë thirrje Xhakës që të qetësohet si brenda ashtu edhe jashtë fushës.

“Nuk mund ta shfajësoni Xhakën. Nëntë kartonë të kuq brenda tre vjetve janë shumë, madje edhe për një mesfushor shumë agresiv”, ka thënë Turkyilmaz.

“Ai shpesh ndërhyn në pjesë të panevojshme të fushës. Nuk janë ndërhyrje taktike që i ndihmojnë ekipit. Këta janë faulle të qesharak”, ka shtuar ai.

“Kur Graniti i bën këto ai dështon t’i realizojë detyrat e tij të zakonshme. Nëse ka menduar se mund të shpëtojë lehtë në Premier Ligë siç bëri në Gjermani, sepse gjyqtarët anglez tolerojnë më shumë, atëherë ka gabuar”.

Image

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img