Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vdekjen e shkrimtarit Dritëro Agolli e ka cilësuar si humbje të madhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare.
Ai, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Agolli ishte mjeshtër i rrallë i poezisë dhe prozës letrare, por edhe një intelektual që në angazhimin e tij politik transmetonte gjithmonë urtësi, humanizëm dhe mendime vizionare për shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe kudo që ata jetojnë”.
Agolli ka ndërruar jetë sot, në moshën 85-vjeçare.