4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vitia takohet me ambasadorin gjerman, flasin për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.

Përmes një komunikate për medie, thuhet se temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë. Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, thuhet në komunikatën e MSh-së./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img