Në raportin 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit njofton se brenda 24 orëve janë ngritur 42 aktakuza ndaj 47 personave për vepra të ndryshme penale në të gjitha prokuroritë themelore në vend.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 05 Janar 2023 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë
themelore janë ngritur katërdhjetedy (42) aktakuza kundër katërdhjeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme
penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë bërë katër (4)
kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale./Prishtinapress