Është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se i njëjti, së bashku me dy të dyshuar të tjetër, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë një kosovar, të enjten në Obiliq.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bënë të ditur se të dy të dyshuarit të përfshirë gjenden në arrati. Ndërkaq, vikitima ka pranuar tretman mjekësor për plagët e marra.
“Rr. Hasan Prishtina , Obiliq 05.01.2023 – 19:52. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar”, thuhet në njoftim.
Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Prishtinapress/