Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho pas rikthimit te klubi katalanas në rolin e ambasadorit ka folur plot nostalgji për të shkuarën.
Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen katalanase “Mundo Deportivo”, braziliani tha se Neymar ka shumë premisa për tu bërë lojtari më i mirë në botë.
“Unë shpresoj që Messi dhe Neymar të luajnë së bashku për shumë vite, në të mirë të futbollit. Neymar është gati, është një nga më të mirët në botë dhe një ditë do të bëhet më i miri.”