0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vargjet e “Pika” mbesin pikë në kujtesën e zemrave të lexuesve

“Para se fjalët të mbarojnë me pikë, le të fillojnë nga pika. Pika është vetëm pikë, por pa të fjalët e humbasin kuptimin dhe pikë.” Libri i dytë i autorit të mirënjohur në të gjitha trojet shqiptare Fatmir Muja tashmë ka parë dritën e botimit. Libri me titull “Pika” erdhi në jetë për tu shkrirë në zemrat e të gjithë dashuruesve të poezisë. Libri përmbanë poezi të shkruara me delikatesë dhe kujdes të shtuar nga autori. Fatmir Muja njihet si mjeshtër i poezisë dhe nuk ia del një i dytë të thurë vargjet më bukur më me domethënje. Poezitë e “Pika” trajtojnë kryesisht temën e dashurisë, qoftë atë njerëzore apo hyjnore. Burimi i dritës qiellore është dashuria, njejtë siç është burimi kryesor i vargjeve të autorit në fjalë. Librin “Pika” në rrugëtimin e tij drejt lexuesve e solli fondacioni “Sukun” i udhëhequr po nga vetë autori. Ekipa e “Sukun” punuan me zell për t’i sjellë në duart tuaja margaritarët e buruar nga oqeani shpirteror i autorit. “Pika” tashmë ka gjetur vendin e tij të merituar jo vetëm në raftet e librarive por në raftet e të gjitheë dashamirëve të autorit. “Pika” bashkë me librin e parë “Një” nuk zënë vetëm një vend në bibliotekat e lexuesve, por zënë vendin kryesor të biboiotekës. “Pika” pret me padurim të shfletohet dhe të lexohet nga lexuesit e zemrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img