7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Duda Balje: Do të votoj “pro” tërheqjes së Trustit

Projektligji për terheqjen e 30% të Teustit pritët të shkojë në Kuvend në seancën e parë të këtij viti.

Lëvizja Vetëvendosje edhe njëherë ka dalë me qëndrim se është kundër tërheqjes.

E një mendim ndryshe e ka deputetja e Grupit Multietnik 6+, Duda Balje.

Ajo në një prononcim për Front Online thotë se do të votoj pro Trustit.

Balje ka treguar se në grupin e saj gjysma e deputetëve janë pro Trustit, e gjysma tjetër kundër.

“Unë do të votoj për Trustin, sepse jam duke e kuptuar gjendjen financiare dhe unë jam bashkë me qytetarët e di që është një vendim kundër Qeverisë por për këtë Projektligj unë do të votoj pro. Në grupin tonë parlamentar gjysma janë pro dhe gjysma kundër”, tha Balje.

Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img