11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

200 mijë njerëz i bënë homazhe Papa Benediktit XVI

Pothuajse 200 mijë njerëz i bënë homazhe ish-Papës Benedikti XVI gjatë tre ditëve të fundit, thotë Vatikani.

Trupi i tij është mbyllur në një arkivol përpara funeralit të tij të enjten.

Papa Françesku do të kryesojë funeralin – hera e parë që një Papë në detyrë ka udhëhequr funeralin e paraardhësit të tij në më shumë se 220 vjet, raportojnë nga Vatikani, shkruan BBC.

Ish-Papa vdiq në natën e Vitit të Ri në moshën 95-vjeçare, pothuajse një dekadë pasi u largua nga pushteti për shkak të problemeve me shëndetin.

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në funeral në Sheshin e Shën Pjetrit, përpara Bazilikës së Shën Pjetrit, në orën 9:30. Raportohet se ngjarja do të karakterizohet nga thjeshtësia, në përputhje me atë që kishte kërkuar Benedikti.

Për shkak se Benedikti nuk ishte më kryetar shteti kur vdiq, do të marrin pjesë vetëm delegacione zyrtare nga Italia dhe Gjermania e lindjes së Benediktit.

Udhëheqës të tjerë do të jenë atje në kapacitete jozyrtare – duke përfshirë Mbretin Philippe të Belgjikës dhe Mbretëreshën Letizia të Spanjës, si dhe udhëheqësit e Polonisë dhe Hungarisë.

Në Portugali është shpallur një ditë zie kombëtare, ndërsa në Itali flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike në të gjithë vendin.

Këmbanat e kishës do të bien në orën 11:00 në Gjermani për të përkujtuar ish-Papën me origjinë gjermane./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img