Për arsye ende të panjohura sot në Istog ka ndodhur një therje me thikë.
Burime të Indeksonline thonë se është therur i riu G.Madanaj nga fshati Saradran i Komunës së Istogut.
Të njëjtat burime thonë se ai është therur me thikë 7 herë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë Indeksonline është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës për të mësuar detaje të tjera.