-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa shefit të NATO-s: Rrini këtu, na ndihmoni ta krijojmë ushtrinë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme është takuar me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mustafa gjatë një konference për media ka bërë të ditur se me sekretarin e NATOS-s diskutuan lidhur me shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën.

Kryeministri Mustafa u shpreh se në takim ka kërkuar që KFOR-i të qëndrojë
në Kosovë si dhe kërkuam mbështetjen e NATO-s për procesin e krijimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Kërkuam mbështetjen e NATO-s edhe për transformimin e FSK-së në ushtri. Procesi i krijimit të ushtrisë po mbahet peng nga deputetët serbë. Andaj transformimi i FSK-së ka mbetur problem i këtij pengu”, ka thënë Mustafa.

“Prania e KFOR-it është element shumë i rëndësishëm për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të gjitha çështjet t’i zgjidhë përmes dialogut. Kohëve të fundit ne kemi pasur disa provokime sistematike, të cilat në Bruksel jemi marrë vesh t’i kalojmë me paqe dhe të ndërtojmë një mjedis për mbizotërimin e paqes. Vlerësoj që procesi i dialogut ka dhënë rezultate pozitive”, ka thënë Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img