Liverpooli ka pësuar humbje pas katër fitoreve radhazi në Premierligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp pësoi humbje në udhëtim nga Brentfordi.
Ndeshja e zhvilluar në “Brentford Community Stadium” përfundoi me rezultatin 3:1.
Ibrahima Konate (20′ – autogol), Yoane Wissa (42′) dhe Bryan Mbeumo (84′) shënuan në fitoren e skuadrës londineze.
Alex Oxlade-Chamberlain (50′) e shënoi golin e vetëm dhe të nderit për “Të Kuqtë”.
Brentfordi pas kësaj fitore ka 26 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë, tani me vetëm dy pikë më pak se Liverpooli që ndodhet një pozitë më lartë.