11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Për 10 muaj në Kosovë ndodhën 17 vrasje

Shqetësuese në shumë raste vazhdon të mbetet siguria në vend. E gjithë kjo për shkak të numrit të madh të armëve të cilat vazhdimisht janë në pronësi të qytetarëve, e në të shumtën e rasteve pa kurrfarë leje.

Si shkak i këtyre armëve, jetë të shumta edhe jetët që u shuan në vitin që lamë pas.

Vrasjet ishin të shpeshta edhe në vitin 2022. Lidhur me këtë, nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për lajmi.net se vetëm brenda periudhës janar-tetor 2022 kanë ndodhur saktësisht 17 vrasje.

I ngjashëm ishte numri i tyre edhe në vitin 2021.

Përgjatë kësaj kohe, në Kosovë ndodhën 27 raste të vrasjeve.

Në të gjitha këto shifra të përfshira janë edhe rastet e vrasjeve që ndodhën brenda familjeve, e që këtë vit ishin të shpeshta.

Si pasojë e përdorimit të armëve të shpeshta ishin rastet kur edhe burrat vranë gratë e tyre, e që padyshim ishte shqetësuese për shoqërinë në përgjithësi.

Nga Policia e Kosovës po ashtu kanë bërë të ditur se brenda këtij viti janë konfiskuar 1 mijë e 176 armë.

Policia ka raportuar gjithsej 1 mijë e 332 raste të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve për vitin 2022”.

Në këtë kuadër, Policia gjithashtu ka realizuar edhe aksione të shumta nga ku janë konfiskuar edhe municione.

Vetëm brenda 10 muajve të vitit 2022, Policia konfiskoi 14 mijë e 962 municione.

Kurse në vitin 2021, ishin saktësisht 1 mijë e 437 raste të “Mbajtjes në pronësi, kontrollit apo posedimit të municioneve”.

Nga këto raste, Policia ka arritur të konfiskojë 1 mijë e 280 armë të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu nga operacione të realizuara brenda vendit, Policia e Kosovës ka konfiskuar dhe 42031 municione./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img