Për Luciano Spallettin, legjenda Francesco Totti është “Muhammad Ali i futbollit”
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka lavdëruar kapitenin e romakëve, Francesco Tottin, duke thënë: “Ai është Muhammad Ali i futbollit”, transmeton Gazeta Express.
Kjo deklaratë e Spallettit erdhi pas asaj të Presidentit të Cesenas, Giorgio Lugaresi, i cili e krahasoi legjendën e Romës me Pinokion, duke e quajtur me një fjalë “gënjeshtarë”, pas penalltisë kontroverse së fituar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Cesenes ku Totti tha se ishte penallti e pastër, ndeshje të cilën e fitoi Roma 2:1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me Lazion.