Spitali i qytetit të Vushtrrisë është dëmtuar sërish vetëm dy muaj pas përurimit të investimeve të reja. Në spitalin “Sheik Zajed” në repartin e Kirurgjisë mëngjesin e sotëm është shembur tavani i këtij spitali.
Investimi i 7 milion eurove nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të rinovuar këtë spital që mban emrin e Sheikut Zayed, ende pa marr pamjen e duhur funksionale, ka filluar të dëmtohet.
Fotografitë janë postuar nga Mek Selaci në rrjetin social Facebook.