Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot Planin Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë 2023 – 2025.
Sipas saj, përmes Planit Zhvillimor Strategjik synohen rezultate konkrete të Ministrisë së Drejtësisë si: ngritje e kapaciteteve profesionale, digjitalizimi i Ministrisë, ngritje e efikasitetit të agjencive ekzekutive të MD-së si dhe Ministri afër publikut.
Lajmin se është nënshkruar kjo strategji e ka bërë vet ministrja në llogarinë e saj Facebook./Prishtinapress