Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka uruar qytetarëve Vitin e Ri duke bërë thirrje për kujdes ndaj COVID-19.
“Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë festave. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 akoma nuk ka mbaruar”.
“Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, IKShPK-ja bën të ditur se janë duke vazhduar testimet dhe gjurmimin e të gjitha rasteve teksa kanë bërë thirrje për vaksinim.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.
“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen”./Prishtinapress/