12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Për herë të parë kemi garanci se FSK-ja, nuk mund të shkojnë në veri pa pëlqimin e serbëve

Populli serb në Kosovë është i vendosur që të mos vuajë më terrorin dhe për këtë është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare ta përmbushë marrëveshjen, tha sot presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Sot ishte vërtet një nder për mua, nuk ka lidhje me politikën, takova një familje të mrekullueshme, prindër që rritën një djalë të mrekullueshëm. Jam krenar që mundëm ta ndihmonim. Meqë nuk mjaftoi që ta dënonin për shkak të bluzës i sollën tre gënjeshtar, që të thonë se ka thënë fjalë urrejtjeje, do të mbahet në evidencën tonë si person i pa dënuar “, tha Vuçiq dhe njoftoi se më 4 apo 5 janar ai do të mbajë një konferencë vjetore, përpara se të niset për në Hilandar.

Për deklaratat e Hill-it dhe Lajçakut

“Për mua para së gjithash është e rëndësishme që ata të përmbushin gjërat nga garancitë që kanë dhënë, të kuptojnë se janë bërë naivë, e kam fjalën për ndërkombëtarët, dikush ndërton katër baza, për të kërcënuar popullinserb, kështu që ju mund t’i rrihni njerëzit. Populli ynë nuk do ta tolerojë më këtë. Unë i kërkoj që të kujdesen për Milan Haxhiqin dhe Sergjan Trajkoviqin. Haxhiqi u arrestua për shkak të barrikadave dhe asaj që ndodhi në barrikada. Ne nuk kemi gjykuar askënd për kundërvajtje për shkak të bombave shokuese në stadiume. Sot në mëngjes thirra përfaqësuesit evropianë dhe u thashë të kenë kujdes. Populli serb është aq i vendosur të mos lejojë terror mbi ta. Çfarë pres? Pres shumë njerëz nga bota të më vijnë në gjysmën e parë të Janarit. Do t’i pres bukur duke bërë sikur më pëlqeu. Disa do të kënaqen se laku është në qafë te Vuçiqit, por është laku ne qafë të Serbisë. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për çështjen e Kosovës, por do të luftojmë për popullin tonë”, tha Vuçiq.

Për herë të parë kemi garanci se FSK-ja, nuk mund të shkojnë në veri pa pëlqimin e serbëve vendas dhe të Serbisë.

“Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit nuk do të ndiqen, nuk ka akte të kryera nga askush në barrikada, nuk ka pasur të vdekur e të plagosur. Ata e dinin shumë mirë se nuk kishin çfarë të kërkonin, se nuk mund të mbijetonin në veri. Amerikanët thanë se do të ndiqnin secilin proces në thellësi, së bashku me evropianët”, shtoi presidenti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img