7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hill: Në janar nisim hapa konkretë, të nxitohet drejt zgjidhjes politike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, duke u ndalur te tensionet në veri të Kosovës, ka deklaruar se është e rëndësishme të nxitohet drejt zgjidhjes politike.

Hill vuri theksin te ndërmarrja e hapave të nevojshëm politik për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, përpjekjet reale për këtë dialog, duhet të nisin në janar.

“Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë. Së pari duhet ta tejkalojmë këtë krizë, të mos lejojmë që të ndodhin gjëra të këqija, të mos e tolerojmë dhunën, të mos lejojmë që njerëzit të lëndohen. Çfarë është e rëndësishme në negociata, është që të shfrytëzohet momenti drejt një zgjidhjeje politike. Dhe mendoj që do të shohim përpjekje në këtë drejtim në janar, kur të gjithë të kthehen nga pushimet. Mendoj se do të shohim shumë aktivitet me përpjekje për të ndërmarrë hapa politik në procesin e dialogut për të ecur përpara”, deklaroi Hill./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img