Për të Premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në orët e mëngjesit lokalisht pritet të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë shiu, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëmdimit me shpejtësi prej 15-39 km/h.
Temperaturat minimalet do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 13°C./Prishtinapress/