7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pezullohet njëri vendim i OSHP-së që lejonte blerjen e barnave pa certifikatë të cilësisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka pezulluar njërin vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) për të blerë barna pa Autorizim Marketing.

OSHP-ja kishte obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që të nënshkruar dy kontrata për të blerë barna pa Autorizim Marketing. Autorizim Marketingu është dokumenti që dëshmon cilësinë e barnave.

MSH-ja e ka dërguar rastin në Gjykatë dhe Gjykata ka vendosur ta pezullojë vendimin e OSHP-së deri në zgjidhje të rastit.

MSH-ja kishte thënë në padi se po kërkon shtyrjen e vendimit, pasi dëmi që do të pësonte Ministria dhe veçanërisht pacientët do të ishte i pariparueshëm.

“Duke pasur parasysh në këtë rast propozimin e paditësit, si dhe faktin se me këtë padi kërkohet anulimi i vendimit i cili ka për objekt nënshkrimin e kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit ‘Furnizim me barna dhe pajisje të imëta mjekësore’, gjykata vlerësoi se paditësi e ka bërë të besueshëm faktin se ekzekutimi i vendimit do t’i sillte dëm paditësit dhe pacientëve të cilit mund të konsumonin barna në fjalë, dëm i cili vështirë se do të riparohej. Ndërsa gjykata gjithashtu gjeti se shtyrja e ekzekutimit të vendimit deri në vendosjen e çështjes në mënyrë meritore, nuk është në kundërshtim me interesin publik e as që shtyrja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare OSHP-së”, thuhet në vendimin e Gjykatës./Koha.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img