Ka nisur largimi i kamionëve në fshatin Rudarë, të cilët u vendosën në mes të rrugës si barrikada.
Siç shihet në pamje heqja e këtyre barrikadave është duke u bërë nga persona të maskuar.
Barrikadat u vendosën nga 10 dhjetori në disa rrugë në Veri në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq./Prishtinapress/