Ka filluar lëvizja e kamionëve në veri të Mitrovicës.
Barrikadat në fjalë kanë qenë në Rudarë, të cilat tash e sa ditë e kanë bllokuar këtë pjesë të rrugës.
Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Kjo ka qenë përgjigja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë.
Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak./Prishtinapress/