9.8 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Ja lista e plotë e pjesëmarrësve nga Kosova në takim me Vuçiqin, shkuan me 3Z

Në takimin urgjent me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Rashkë, pjesëmarrës ishin gati të gjithë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Në këtë takim pati deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash si nga veriu ashtu edhe nga jugu i Republikës së Kosovës, zyrtar shtetëror e komunal.

Të gjithë këta u ftuan urgjentisht nga Vuçiqi në një kazermë ushtarake në Rashkë. Atje Vuçiqi ju tha të rrini urtë e të jenë të qetë se e kanë “shtetin serb pas”. Por nder rreshta ju tha se murin në veri duhet me e rrënu, se ndryshe s’bën. E duket se tërë këtë “film”, Vuçiqi e bëri vetëm që t’ju thotë se gjithçka duhet të jetë siç është përcaktuar në Bruksel dhe se muri duhet të shkojë në “histori”.

Por kush ishin pjesëmarrësit nga Kosova në takimin me “mbretin” serb?

Lajmi.net ka siguruar ekskluzivisht listën e plotë të përfaqësuesve serbë të Kosovës që u takuan me Vuçiqin sot në orën 17.

Shumica nga ata në këtë takim kanë shkuar me vetura zyrtare të Republikës së Kosovës.

Këta janë pjesëmarrësit nga Kosova: 

Aleksandar Jablanoviq (ish ministër) BG-988-** (regjistrim i Serbisë)

Komuna Partesh  – Jovanoviq Vesna, Nikoliq Dragan 06Z-03-** (regjistrim i Kosovës)

Komuna Radovce Lipjan – Karaxhiq Ljubinko, Petkoviq Srgjan, Laziq Zlatko 01-551-** (regjistrim i Kosovës)

Davidoviq Urosh, Milosavljeviq Sasha, Jevtiq Dalibor (ministër) SD-017-** (regjistrim i Serbisë)

Hoxha Nusret, Berzati Fatir, Adem Hoxha 3Z-003-** (regjistrim i Kosovës)

Komuna Kllokot – Nojkiq Nikola, Spasiq Sreçko 06Z-11-** (regjistrim i Kosovës)

Komuna Novobërdë –  Ivanoviq Svetislav, Pesiq Zoran, Mitroviq Srgjan 06Z-01-** (regjistrim i Kosovës)

Komuna Fushë Kosovë – Veliçkoviq Miroslav, Cirkoviq Ljubisha PR-007-CM (regjistrim ilegal i Serbisë)

Kkomuna Leposaviq –  Vuletiq Milka, Radosavljeviq Jelena, Todiq Zoran, Antonijeviq Sinisha KM-002-CU (regjistrim ilegal i Serbisë)

Komuna Leposaviq – Mitiq Bojan, Rashiq Nenad, Miliçeviq Milena (deputetë të Kuvendit të Kosovës), Stanojkov Mihajlo – KM-008-DP (regjistrim ilegal i Serbisë)

Komuna Shtërpce – Nikoliq Bratislav (kryetar) ,Gërbiq Milosav 05-101-** (regjistrim i Kosovës)

Komuna Zubin Potok –  Memaroviq Igor, Paviçeviq Stevan – KM002DC  (regjistrim ilegal i Serbisë).

Komuna Leposaviq – Dragan Jablanovic (kryetar), Kadiq Ivan – 02Z – 01-** (regjistrim i Kosovës).

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img