7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ferraj i VV-së po thotë se barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të Vuçiqit

Hysamedin Feraj i VV-së ka thënë se barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Feraj në Facebook ka shkruar se ish-polici serb nuk është liruar ende nga akuzat, por vetëm i është ndryshuar masa e caktuar nga gjykata dhe se ky është një kusht që nuk është plotësuar.

Ndërsa, kushti tjetër që s’është plotësuar është themelimi i Asociacionit, e që sipas Ferajt, Asociacioni nuk është pranuar dhe nuk “duken gjasat të pranohet”.

Shkrimi i plotë i tij:

Barrikadat u hoqën pa u plotësuar asnjëra prej kërkesat e Vuçiqit:

1. Lirimi i Pantiqit:

Pantiqi nuk është liruar ende as nga akuza as nga arresti, por vetëm iu ndryshua masa e arrestit (sigurisht e pazakontë për atë akuzë, por gjithsesi gjendet i arrestuar)

2. Themelimi i asocacionit

Asocacioni nuk është pranuar dhe nuk duken gjasat të pranohet ndesh kushtetutës së Kosovës.

Pra:

Pavarësisht mosplotësimit të asnjë kërkese të barrikaduesve, në fund barrikadat i hoqi ai që i kishte vendosur, A. Vuçiqi! Siç dhe kishte deklaruar qysh në fillim i dërguari amerikan G. Escobar.

Gjithashtu, barrikadat u vendos të hiqen pa qenë i nevojshëm përdorimi i forcës as nga KFOR-i as nga policia e Kosovës, siç dhe dëshirohej nga të dy këta.

Por këto zhvillime Serbia po i paraqet si fitore të Vuçiqit dhe humbje të Kurtit!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img