Mediat e huaja kanë raportuar se futbollisti i njohur i Wales-it. Aaron Ramsey, është në depresion.
Kjo për shkak të eliminimit nga Kampionati Botëror “Qatar 2022”.
Ramsey nuk i është kthyer stërvitjeve e as nuk po u përgjigjet telefonatave.
Trajneri i Nice-s, Lucien Favre tha se nuk ka arritur të komunikojë me të.
“Jo, nuk u kthye. Mendoj se Kupa e Botës ishte e vështirë për të për t’u tretur. Do ta shohim. Nuk fola me të, mund të flisja, por nuk fola. Ai ishte shumë i zhgënjyer me Kupën e Botës. Atij i duhet kohë për tu rikuperuar. Kjo eshte” – tha ai.
Kombëtarja e drejtuar nga Robert Page arriti të marrë vetëm një pikë në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Prishtinapress/