Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të dëshironte që të ishte në opozitë, në mënyrë që të protestonte për zhvillimet në veri të vendit.
Sipas saj, Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të hidhnin molotova duke e shkatërruar pronën publike.
Postimi i plotë i saj:
A ëndërrove që je opozitë e me te dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta “tradhtar”, “kriminelët në burg”, “Jo negociata, Vetevendosje!”
Mundesisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronen publike e me gurë me e godit policinë.
Po në realitet je kryeminister që nuk je “në ngjarje” çka po ndodh, anipse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prap viktimizohesh e vajton.
Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në kete vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë./Prishtinapress/