-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltarët e Scholz e Macron së bashku me Escobar vizitojnë Kosovën në janar

Këshilltari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, Jens Plettner dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Emmanuel Beaune, do të qëndrojnë në Prishtinë në muajin janar.

Këtë gjë e ka konfirmuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se atyre do t’u bashkohet edhe emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

 “Po, besoj që në pjesën e parë të janarit do të vinë në Kosovë. Besoj që në atë takim do t’iu bashkohet edhe emisari i ShBA-së”, ka deklaruar ajo.

Qëllimi i vizitës së tyre, ka konfirmuar presidentja, është intensifikimi i dialogut dhe arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke komentuar kërkesat e Serbisë për Asociacion, Osmani ka thënë se faktorët ndërkombëtarë nuk i kanë kërkuar Kosovës që të dalë jashtë kushtetutës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur sot për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbë të cilin po e kërkon Serbia.

Ajo ka theksuar se komunat mund të bashkohen me njëra-tjetrën në formë të OJQ-së.

“Për asociacionin ka një nen në këtë dokumentin e vitit 2015 që kërkon që patjetër të kalojë nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe ajo është si një lloj parakushti për vetë-zbatimin e saj. Pra duke respektuar vendimin e Kushtetueses ne po e respektojmë edhe vetë marrëveshjen”, ka deklaruar ajo në Klan Kosova.

“Asociacioni siç e dini është i paraparë si një mundësi edhe në ligjet aktuale të Republikës së Kosovës edhe fare pa i ndryshuar – ato që janë miratuar para një dekade. Parashohin që komunat mund të bashkohen me njëra tjetrën në formë OJQ-së ku ato pastaj lobojnë për më shumë të drejta tek niveli qendror”.

Sipas saj, asociacioni nuk mund të jetë një-etnik dhe nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img