-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi optimist se barrikadat hiqen sonte ose nesër

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri, do të hiqen sonte ose nesër. Kjo situatë e re është krijuar pas lirimit të ish-policit me përkatësi serbe, Dejan Pantiq.

Bislimi ka shprehur besimin e tij që qytetarët do të kenë arsye për të festuar.

“Jam shumë optimist se barrikadat do të hiqen sot ose nesër dhe se njerëzit do të kenë arsye për të festuar”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.

Bislimi ka thënë se ka shumë qytetarë të shqetësuar në katër komunat veriore të Kosovës dhe se këto shqetësime po barten edhe te qytetarët në pjesën jugore, pa dallim nacionaliteti.

“Besojmqë s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar cdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se nuk ultimatum për heqjen e barrikadave për KFOR, kur i është përmendur një deklaratë nga gazetarja.

“Para së gjithash, dëshiroj t’ju them se ky afat nuk është një afat kohor në kuptimin e ultimatumit. Janë dhënë disa ditë, dhe pastaj KFOR-i është dashur të përgjigjet brenda këtyre ditëve”, ka deklaruar Bislimi tutje.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjendet në Rashkë për t’u takuar me serbët që kanë vendosur barrikadat. Raportohet se ai do të kërkoj drejtpërdrejt nga ta, që barrikadat e vendosura në disa lokacione në veri, të hiqen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img