2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri pas emërimit të Vitisë: Për mafinë e shëndetësisë, durimi prej tre muajsh me gjasë ia paska vlejtur

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas riemërimit të Arben Vitisë në postin e ministrit të Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se për mafinë e shëndetësisë “me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”.

“Pas afër tre muaj pritjesh për të reflektuar përballë degradimit të shëndetësisë, degradim që u manifestua edhe tragjikisht, kryeministri Kurti paska vendosur që ta rikthejë në krye të shëndetësisë një ish ministër, i cili, mbahet mend veç për një gjë: strehimin pas videove me mesazhe durimi, kur pandemia rrezikonte jetën e qytetarëve. Ditë të mira për shëndetësinë siç duket, nuk do të ketë edhe për një kohë. A për mafinë e shëndetësisë, me gjasë ky durim prej tre muajsh ia paska vlejtur”, ka shkruar ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img