11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Profesori amerikan: Vuçiq i vendosur që ta minojë pavarësinë e Kosovës, po i përdor komunat veriore

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka komentuar situatën e krijuar në Veri të Kosovës, ku janë vendosur barrikadat nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq.

Ben- Meir tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i vendosur që ta minojë pavarësinë e Kosovës dhe sipas tij, për këtë ai po përdor komunat veriore.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq është i vendosur që ta minojë pavarësinë e Kosovës dhe për këtë ai përdor komunat veriore në Kosovë, që janë me shumicë serbe, të cilat kanë konflikt interesi për të arritur objektivin e tij”, ka shkruar ai në Twitter.

Kujtojmë se sot është dita e 17-të prej kur serbët kanë vendosur kamionë e makineri të rënda nëpër rrugë. Madje në Zubin Potok dje pati të shtëna armësh në afërsi të një patrulle të KFOR-it./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img