-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Google bëhet brendi më i vlefshëm në botë

Google është bërë brendi më i vlefshëm në botë, duke e marrë primatin nga Apple, njoftoi konsulenca e pavarur Brand Finance në raportin e saj global, të 500-in me radhë.

Vlera e “makinës së kërkimit” është ritur për 24 përqind në shifrat prej 109.5 miliardë dollarë nga 88.2 sa ka qenë vitin e kaluar. Kompania u mundëson brendeve më të mëdha në botë të arrijnë te konsumatorët e tyre dhe të ndërtojnë brendin autokton të tyre (përmes kërkimit dhe reklamimit)”, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se Google mbetet i pasfiduar në lëmin e kërkimit, që është burimi kryesor i të hyrave reklamuese.

“Vlera e brendit Apple ka rënë për 27 përqind, më konkretisht në 107.1 miliardë dollarë nga 145.9 miliardë sa ishte në vitin 2016”, thotë Brand Finance i cili nënvizon se Apple ka mbajtur primatin e më të mirit që nga viti 2011.

Raporti vë në dukje se “gjigandi teknologjik Apple ka humbur famën e dikurshme dhe tani duhet të garojë edhe me prodhuesit kinezë të telefonave të mençur siç janë Huawei dhe OnePlus, përfshirë rivalin tradicional të saj nga Koreja e Jugut, Samsung.

Amazon ka mbajtur pozitën e tretë në listën e brendeve më të famshme me 106.4 miliardë dollarë, pavarësisht rritjes së vlerës prej 53 përqind nga viti i kaluar.

“Amazon ka deklaruar se do të krijojë 100.000 vende të reja të punës në SHBA në periudhën e ardhshme 18 mujore. Ky besim i tyre sugjeron që Amazon mund të kalojë në majën e brendeve në ‘Brand Finance Global 500’ i cili do të publikohet vitin 2018”, thuhet në raport.

Vlera e brendit llogaritet me shkallë 0 deri në 100, në bazë të lidhjes së saj emocionale, performancës financiare, qëndrueshmërisë, si dhe duke marrë në konsideratë të ardhurat aktuale dhe ato të ardhshme të kompanisë, marrëveshjet e licencimit dhe menaxhimin e portofolit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img