Subjekti opozitar jashtëparlamentar, Nisma Socialdemokrate, përmes një video të shpërndarë në llogarinë e tyre në Facebook, kanë prezentuar punët e Kryetarit të tyre Fatmir Limaj, në kohën sa Limaj ishte ministër i Infrastrukturës gjatë Qevrisë Thaçi 1.
Sipas Nismës, më shumë ka bërë punë në dy vite qeverisje Limaj, se e tërë Qevria Kurti së bashku.
“Për dy vite qeverisje, Fatmir Limaj si ministër realizoi më shumë projekte se e gjithë “Qeveria Kurti” së bashku”, shkruajnë nga Nisma.
Siç prezentohet në videon e Nismës, gjatë periudhës sa Limaj ishte ministër, u realizuan 370 projekte, apo 307 për qind më shumë se në vitet 2005-2007.
Kurse për autostradën “Ibrahim Rugova” nga Nisma e quajnë si “ëndërr e madhe” e cila u bë realitet në kohën sa Limaj ishte ministër.