7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rrugës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë i ndërpritet furnizimi me ujë

Banorët e rrugës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm pasi është dëmtuar valvula kryesore.

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha për Kohën të dielën se valvula është dëmtuar nga një qytetar, që po punonte në shtëpinë e tij.

Sipas Mjekut, valvula u dëmtua kur qytetari e ka ndaluar ujin, ndërsa aktualisht rrjedhja është ndalur.

Ekipet e mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes, e kanë ndalë rrjedhjen derisa valvulën e rregullojnë në ndërkohë. Aty kanë qenë inspektorati dhe Policia e Kosovës, pasi e kemi lajmëruar ne rastin. Tash për tash është mirë, rrjedhja është ndalë, derisa valvula duhet ndërruar dhe merr pak kohë”, deklaroi Mjeku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img