Përderisa i pari i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci po shijonte kafen dhe bisedën me një mik në njërën nga lokalet e vendit, diçka e pahijshme ndodhi.
Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, shihet se një vajzë e vogël e komunitetit RAE, po qëndronte tek tavolina e ministrit Peci dhe shokit të tij.
Siç duket qartë, asnjëri nga ta nuk po i kushtonte vëmendje vajzës.
Por, një veprim i ulët erdhi nga kamarieri i kafenesë. Ai kapi vajzën me dhunë në krah dhe e largoi nga kafeneja./Prishtinapress/