4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiqit i mbetet hatri se pse Rama e vizitoi partinë e Haradinajt

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ka dashur ta komentojë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në partinë e Ramush Haradinajt.

“Nuk kam koment. Por paramendojeni që unë në këtë mënyrë të shkoja diku në rajon që t’i vizitoja përfaqësuesit e partive më ekstreme serbe, se si do të reagonte Evropa dhe bota”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, Serbisë i mbetet që të sillet seriozisht dhe me përgjegjësi.

Edi Rama sot po qëndron në Kosovë, ku ka vizituar fillimisht zyrtarët e AAK-së.

Ai ka thënë se pret që Haradinaj shumë shpejt të kthehet në Kosovë.

Të kujtojmë se Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq vitin e kaluar kanë qenë protagonistët kryesorë të Ballkanit dhe ia kanë shprehur miqësinë njëri-tjetrit në disa raste.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img