8.1 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari Ahmeti priti në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës,  Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim Kryeministrin e Shqipërisë,  Edi Rama, të shoqëruar nga Ambasadori, Qemal Minxhozi. Në këtë takim u diskutua edhe për problemet aktuale në qeverisjen qendror, por gjithsesi edhe për tema të nivelit lokal.

Kryetari Ahmeti theksoi se përgjatë takimit e informoi  Ramën për qëndrimet rreth çështjeve me rëndësi për Kosovën, duke pasur parasysh problemet me veriun, negociatat dhe incidentet e fundit. Ai falënderoi kryeministrin Rama për këtë vizitë, duke i dëshiruar mirëseardhjes edhe në takime të tjera.

Në fund të këtij takimi, kryeministri Rama falënderoi kryetarin Ahmeti për mikpritjen, dhe shtoi se për të, takimet e tilla janë shumë të rëndësishme, ngase gjithmonë i intereson ta dijë mendimin e VETËVENDOSJE!-s për çështjet kryesore politike. “Është gjithmonë për mua me interes të veçantë të dëgjoj pikëpamjet e Shpendit si kryetar bashkie dhe si protagonist i politikës në Kosovë. Nuk është sekrete: kam gjithmonë interes ta di se çfarë mendon VETËVENDOSJE! për çdo gjë që ndodh”, theksoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img