1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi e thotë haptazi: “Nuk i’a dhamë kontratën TV Llapit se filloi të na mëshojke kapak”

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka përmendur TV Llapin një diskutim me llapjanët.

Ky televizion e ka përcjellur aktivitetin e kësaj komune, duke përfshirë edhe transmetimin e seancave.

Por, ai tha se ka pasur kontratë me TV Llapin, por tashmë nuk e ka vazhduar.

Kjo pasi, sipas tij “TV llapi filloi të bënte opozitë dhe na mëshojke kapak”!.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar vetë televizioni nga Podujeva. Ata thonë se nuk pranojnë të jenë organ propagandues për asnjë subjekt politik, qoftë ai në pozitë apo opozitë.

“Ne gjatë kohës sa kemi përmbushur kontratën, nuk kemi pasur asnjëherë vërejtje nga Komuna për cilësi të shërbimit, por kemi vërejtur tendencat e z. Bulliqit, për të futur në kontroll TV Llapin dhe për të ndikuar në përmbajtjen e lajmeve rreth zhvillimeve në Komunë, pra për të treguar se çka mund të publikojmë e çka jo. Prandaj nuk kemi pranuar dhe nuk pranojmë këtë gjë për asnjë çmim, jemi të lumtur që jemi të pavarur në punën tonë.

Ne si medium, nuk kemi dashur të bëjmë publike tendencat e kapjes së mediumit të vetëm lokal që përcjell ngjarjet në Komunë nga z. Bulliqi, pasi kemi pasur kontratë me Komunën dhe kemi dashur të jemi korrekt si palë kontraktuese. Por, pasi vet z. Bulliqi ka bërë publike një te vërtet, qe nuk i’u kemi nënshtruar, ne konfirmojmë si të saktë këtë pohim”, vijon reagimi i TV Llapit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img