11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Shtyhet gjykimi në rastin “Brezovica”

Hysni Bajrami bashkë me avokatin ishin të parët që arritën në orën 13:00, kur parashihej të niste seanca.

Ish-Inspektori i Ndërtimit në Komunën e Shtërpcës mund të ketë pasur përparësi faktin se nuk ishte në paraburgim, si i fundit që arriti në Gjykatën Themelore të Pejës, Dimitrije Raçiçeviq, ish-Drejtori i Urbanizmit.

Kur shqyrtimi fillestar për rastin “Brezovica” nis me më shumë se 1 orë vonesë, kryetari trupit gjykues, Murat Hulaj, lajmëroi se ajo nuk lejohej të xhirohet. Megjithatë u bë e ditur kërkesa e avokatëve, që njëzëri deshën shtyrjen e seancës.

“Janë mosplotësimi i kushteve ligjore, nenit 244, që prokuroia është e obliguar ta dorëzojë aktakuzën dhe provat më së voni deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, ato nuk janë dorëzu”, tha Mahmut Halimi, avokat i Dimitrije Raçiçeviq, ish-Drejtori i Urbanizmit në Shtërpcë.

Kështu 12 të pandehurit nuk mund të deklaroheshin, shkruan KlanKosova.

“Kur nuk ka prova klienti im nuk mund të deklarohet lidhur me aktakuzën”, tha Predrag Miljkoviq, avokat i Sasa Spasiq.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, tregoi se dërgimi i provave dhe aktgjykimeve në gjuhën serbe u vonua, sepse kishin vetëm një përkthyes. Megjithatë seanca tha se nuk është shtyrë me idenë e gjykimit në afate kohore, meqë disa nga të pandehurit ishin në paraburgim.

Në këtë pikë, mbrojtja propozoi që të diskutohet vetëm kërkesa e prokurorit për vazhdimin e masës së paraburgimit, me propozim që deri në seancën e radhës për të pandehurit të ketë arrest shtëpiak.

“Neve asnjëherë nuk na është dhënë mundësia që ta kundërshtojmë paraburgimin para kryetarit të trupit gjykues, prandaj deshëm ta shfrytëzojmë këtë seancë që së paku të deklarohemi”, tha Artan Çerkini, avokat i Bratisllav Nikoliq, Ish-Kryetar i Komunës së Shtërpcës.

Gjyqtari Hulaj, vendosi që t’i pajisë të pandehurit me aktakuza në gjuhën serbe dhe kërkoi që ato të shqyrtohen në kohë të pauzës që u dha në orën 16:00. Megjithatë edhe pas rikthimit u vendos që seanca të shtyhet për datën 8 shkurt dhe u aprovua kërkesa e prokurorit për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Në këtë seancë po ashtu u potencua se salla ku ajo u mbajt në Gjykatën e Pejës nuk i përmbushin kushtet, për shkak të hapësirave të vogla.

Të pranishëm në këtë seancë ishin të pandehurit, Bratisllav Nikoliq, Dimitrije Raçiçeviq, Dragomir Millosavleviq, Hysni Bajrami, Sasha Millosavljeviq, Arben Çitaku, Bedri Halimi, Mustafë Hyseni, Raif Bajrami, Husein Ajdini, Sasa Spasiq dhe Jadran Kostiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img