8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti ndan vendimet që u miratuan sot në mbledhjen e Qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka publikuar vendimet e marra gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, e cila ishte e 115-ta me radhë.

Ndër të tjerash, në këtë mbledhje u mor edhe vendimi për ndarjen e 1.2 milion eurove për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ky është njoftimi i plotë i kryeministrit Kurti: 

Në mbledhjen e 115-të të Qeverisë, mes tjerash:

Ndamë 650 mijë euro për zbatimin e Masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar dhe 240 mijë euro për zbatimin e masës 2.4 – Mbështetja e Eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ndamë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Miratuam kërkesën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për ndarjen e rreth 8 milionë euro, për pagesë të blerjes së librave.

Miratuam projektligjet për Ratifikimin e Marrëveshjeve të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe BERZh-it për projektet “Efiçienca e Energjisë në ndërtesa publike në Prizren” dhe “Korniza e qyteteve të gjelbërta – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img