7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorja suedeze në Serbi e thotë troç: Për de-përshkallëzimin, heqja e barrikadave është vendimtare

Ambasadorja e Suedisë në Serbi, Anika Ben David, tha sot se për de-përshkallëzimin e situatës në terren, është me rëndësi vendimtare që barrikadat në Kosovë të hiqen dhe që serbët e Kosovës të kthehen në vendet e tyre të punës në institucionet.

“Ne mendojmë se është me rëndësi vendimtare që të qetësohet situata që barrikadat të hiqen dhe që serbët e Kosovës të kthehen në vendet e tyre të punës në institucione”, tha Ben David për TV K1.

Ajo theksoi se lufta në Ukrainë do të përcaktojë presidencën e Suedisë me Bashkimin Evropian dhe se synimet e saj në gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë një Evropë më e sigurt dhe më e lirë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img