1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Reuters raporton për kërkesën e Kosovës që Dejan Pantiq të bartet me helikopter të KFOR-it

Kosova u ka kërkuar trupave të NATO-s që të transportojnë një ish-polic serb, i cili u arrestua dy javë më parë, por nuk mund të transferohej diku tjetër, sepse serbët vendas që kërkonin lirimin e tij, ngritën barrikada për të parandaluar zhvendosjen e tij, ka raportuar Reuters për kërkesën që i bëri dje ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ndërkombëtarëve për transferimin e Dejan Pantiqit.

Reuters shkruan se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është e vetmja forcë që ka helikopterë. Kosova nuk ka helikopterë dhe do të kishte nevojë për lejen e NATO-s për të angazhuar një të tillë.

KFOR-i ka transportuar tashmë nëntë policë në ditët e fundit, të cilët ishin të sëmurë, por nuk mund të dilnin nga zona pasi rrugët ishin bllokuar.

Forca e NATO-s, e cila ka më shumë se 3,000 trupa në terren, tha se komandanti i KFOR-it është autoriteti i vetëm për të vendosur mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

“Çdo kërkesë që është refuzuar ishte për shkak se, si në situatën aktuale, nuk kishte kushtet e nevojshme të sigurisë”, tha KFOR-i në një deklaratë me shkrim për Reuters pa thënë se çfarë kërkese është refuzuar.

Sveçla tha se forcat e tij policore mund të hiqnin barrikadat, por ai donte që serbët lokalë ose trupat e NATO-s t’i largonin ato.

“Për hir të stabilitetit ne presim që ata të largohen nga ata që i kanë ngritur apo KFOR-i, por edhe pritja e ka fundin”, tha ai./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img