1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Kemi bërë kërkesë tek partnerët për transferimin e Dejan Pantiq në qendrën e paraburgimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se kërkesa e serbëve për lirimin e  ish-policit serb Dejan Pantiq është e papranueshme. 

Sveçla në një konferencë për media tregoi se gjendja shëndetësore e Pantiqit është e mirë dhe ka trajtimin e duhur.

Ai shtoi se Pantiq do të duhej të ishte në qendrën e paraburgimit e jo të mbahej në stacion policor, e për këtë thotë se kanë dorëzuar kërkesë tek partnerët për transferimin e Pantiq në qendrën adekuate për mbajtje të paraburgimit.

“Kërkesa për lirimin e Pantiqit është e papranueshme. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Ai do të duhej të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacionin policor. Lidhur me këtë kemi dorëzuar kërkesë tek ndërkombëtarët për transferimin e tij në qendrën adekuatë për mbajtje të paraburgimit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img