1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Arben Vitia, sërish ministër i Shëndetësisë?

Arben Vitia mund t’i kthehet edhe një herë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ish-ministri e kishte lënë këtë detyrë, për t’i hyrë garës për kryetar të Prishtinës, të cilën e kishte humbur nga kandidati i LDK-së, tani kryetar i kryeqytetit, Përparim Rama.

Të paktën dy media, Klan Kosova dhe Periskopi, sot me burime kanë raportuar se Vitia është propozuar në VV që të emërohet sërish ministër shëndetësie, pas dorëheqjes së pasardhësit të tij në ministri, Rifat Latifi.

Gazeta Express ka provuar që ta marr një konfirmim nga Vitia për këto raportime, mirëpo ai ka qenë i paqasshëm.

Sot janë bërë 76 ditë dhe Qeveria e Kosovës ende nuk e ka gjetur emrin e ministrit të ri të shëndetësisë. Rifat Latifi kishte dhënë dorëheqje më 6 tetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img